75 Mall Live Search
20:23 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Digjet trafo e rrymës në Lluzhan të Podujevës, banorët mbesin në terr

Një trafo e energjisë elektrike është përfshirë sonte nga flakët në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas qytetarëve, kjo trafo është djegur tërësisht.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë bërë të ketë zjarr në këtë trafo, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente.

Si pasojë e kësaj, në këtë anë është ndërprerë energjia elektrike.