Digjet trafo elektrike në Prizren, banorët ankohen për mungesë të energjisë elektrike

Sot rreth orës 18:00 në lagjen “Jeta e Re” në Prizren një trafo e energjisë elektrike ka marrë flakë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga momenti kur digjet trafo.
Sipas tyre në këtë lagje, janë mbi 500 shtëpi të cilët kanë mbetur pa energji elektrike.
Banorët janë shprehur të shqetësuar pasi thonë se me këtë trafo kanë probleme tash e 10 vite.
Sipas tyre, ata janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike nga 31 dhjetor, si pasojë e kësaj edhe pa ngrohje./IndeksOnline/