75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Digjet trafo në tregun e Fushë Kosovës!

Një trafo e energjisë elektrike ka marrë flakë në mëngjesin e së mërkurës në afërsi të tregut të Fushë Kosovës.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Aty shihet tym i madh i zi duke dalë nga trafo.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrëfikësve dhe po merren me rastin./IndeksOnline/