75 Mall Live Search
21:25 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / OSH

Digjet trafoja, dy rrugë në Prishtinë pa energji elektrike

Para pak minutash një trafo e energjisë elektrike ka marrë flakë në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj, në rrugën e Llapit dhe atë të Haxhi Zekës banorët kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas një lexuesi kjo është hera e tretë që është djegur kjo trafo.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrëfikësit./IndeksOnline/