75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 17 Mars 2024 / FR

Digjet vetura e një serbi në Leposaviq, policia nis hetimet

Vetura e një serbi në Leposaviq është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar për këtë rast.

Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Elshani.