Digjet vetura e vëllait të komandant Remit

Një veturë e tipit BMW është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po vazhdon hetimet në ndriçimin e rastit.