75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Digjet një veturë në Fushë- Kosovë

Një veturë është përfshirë në flakë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër shkollës së mesme “Mihail Grameno”.

Vetura me targa lokale është djegur rreth orës 11:00 ndërsa nuk është raportuar për të lënduar, transmeton Indeksonline.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për disa kohë rruga ka qenë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve./Indeksonline/