75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Digjet vetura në qendër të Pejës

Një veturë është kapluar nga zjarri pasditen e sotme në qendër të Pejës.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar video nga ky rast ku sipas tyre zjarri ka shpërthyer papritmas në veturë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.


Nuk ka persona të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/