Digjitalizohet laboratori biokimik, në Pejë

Nga muaji maj, laboratori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë nis një epokë të re.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë spitali.
I gjithë sistemi i shërbimeve digjitalizohet, duke sjellë përfitime të mëdha për pacientët tanë.
“Ky hap i rëndësishëm rrit cilësinë e shërbimeve tona, duke garantuar saktësi më të lartë dhe kujdes të përmirësuar ndaj pacientëve.
Sot zhvilluam trajnimin e fundit me stafin e laboratorit dhe jemi gati që nga data 1 maj 2025 të ofrojmë shërbime laboratorike me standardet më të larta, si çdo spital modern”, njofton spitali.