22:10 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018

Digjni 500 kalori për vetëm 30 minuta

Nëse dëshironi të keni muskuj të mirë të barkut, ju duhet të përkushtoheni për ta arritur këtë. Megjithatë, kjo jo domosdoshmërish nënkupton se duhet të shpenzoni orë të tëra në palestër.

Mund të jetë pak e vështirë të gjendet koha për të ushtruar, prandaj kur gjeni kohë, mundohuni të përkushtoheni shumë nëse dëshironi të shihni rezultat.

Sidoqoftë, fatmirësisht ka edhe ushtrime tjera të cilat mund t’i bëni pa pasur nevojë të blini pajisje apo të shkoni në palestër, sepse mund të kryhen nga rehatia e shtëpisë.

Fillimisht duhet të keni parasysh se ekspertët shëndetësorë iu rekomandojnë njerëzve të moshës 19-64 vjet të bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë – pesë herë në javë.

Ushtrimet kardio, si sprinti me intervale, janë të mira për humbjen e peshës, megjithatë ka edhe opsione tjera të lehta për djegien e yndyrës.

Ushtrimet me peshë trupore, që përfshijnë përdorimin e peshës trupore kundër gravitetit, e ushtrojnë tërë trupin dhe ju ndihmojnë t’i digjni rreth 500 kalori për vetëm 30 minuta.

Ushtrimet si pompat, squat, lunges dhe planks janë shembujt më të mirë të ushtrimeve me peshë trupore, dhe ato mund t’i bëni kudo dhe kurdo.

Nëse dëshironi ta rritni edhe më shumë numrin e kalorive që i digjni, atëherë mund të bëni squat ose lunges me pesha.

Vlen të ceket se edhe kërcimi me litar është një ushtrim funksional i cili e përmirëson fitnesin kardiovaskular dhe njëkohësisht i tonifikon muskujt.

Përndryshe, vetëm 10-15 minuta kërcim me litar ju ndihmojnë t’i digjni rreth 200-300 kalori.