75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 14 Prill 2025 / L K

Dihet data se kur Mertz do të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë

Bundestagu i Parlamentit Federal Gjerman njoftoi sot se seanca për zgjedhjen e kancelarit të ri të Gjermanisë, në të cilën pritet të zgjidhet në këtë post kreu i Partisë Demokristiane (CDU) Friedrich Mertz, do të caktohet për më 6 maj.

Kryetarja e Bundestagut Julia Kleckner synon të mbledhë parlamentin në atë ditë për të zgjedhur kreun e qeverisë.

Parakusht është që deri atëherë të miratohet marrëveshja e koalicionit nga CDU, Unioni Kristian Social i Bavarisë (CSU) dhe Partia Socialdemokrate (SPD), si dhe propozimi i Merzit për kancelarin nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier./Indeksonline/