75 Mall Live Search
23:19 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

“Dihet kush ishte djalli”, ambasadori kroat në OKB për deklaratën e Vuçiq “Në Ballkan s’kishte engjëj”

Ambasadori i Kroacisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i është kundërpërgjigjur një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se “Nuk kishte engjëj gjatë luftërave në Ballkan”.

“Nuk dua të merrem me këtë çështje tash, por për atë kohë dihet se kush ishte djalli”, ka thënë ambasadori kroat, duke përmendur krimet e kryera nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk është duke u treguar bashkëpunuese me Mekanizmit të Krimeve të Luftës.

“Është shqetësues mosbashkëpunimi i Serbisë me mekanizmin. Kërcënimi i dëshmitarëve është krim”.

“ Është me rëndësi bashkëpunimi me fqinjët. Kroacia shpreson që të arrihet progres me Serbinë. Kroacia është duke pritur ende. Ne vazhdojmë të punojmë për personat e zhdukur nga lufta”.