19:26 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Diktatori Kim Jong si student kishte frikë nga vajzat

Ish-shoqja e shkollës së udhëheqësit Kim Jong, ka nxjerr një sekret të diktatorit. Sipas mediave të huaja, Anna Fifield ka shkruar në librin e saj “The Great Successor: The Secret Rise and Rule of Kim Jong-un”, se diktatori i Kores së Veriut ishte i vetmuar dhe kishte frikë nga vajzat në shkollë, gjatë kohës që kryente studimet në Zvicër.

“Në një kohë kur adoleshentët thyenin çdo rregull, Kim Jong-un nuk ishte një adhurues i festave apo playboy. Ai nuk shikonte në kampet e shkollës, festa apo disko. Kurrë nuk ka pirë qoftë një pikë alkooli. Madje ai shmangte në mënyrë absolute kontaktet me vajzat,”-ka thënë ajo.

Me librin e saj Anna i drejtohet një audience të caktuar, më konkretisht atyre personave që kanë pasur kontakte me Kim, kur ai ishte adoleshent.