Dikur “bombë” në Hollywood, sot s’do ta njihni yllin e dikurshëm

Ylli i viteve nëntëdhjetë, Bridget Fonda, sot feston ditëlindjen e saj të 61-të.
Fonda filloi të aktrojë në moshën vetëm pesëvjeçare në filmin Bareback të vitit 1969 dhe la gjurmë të thella në botën e aktrimit pasi mori role kyçe në një seri filmash të njohur si Skandali, pjesa e tretë e filmit legjendar “The Godfather”.
Janë bërë 15 vjet që kur aktorja e famshme është tërhequr nga jeta publike. Ajo ka shtuar shumë në peshë, flokët i janë thinjur dhe është larg asaj që fansat dikur e shihnin.

Fonda vendosi të ndërpresë aktrimin në vitin 2002 dhe nuk e ka thyer kurrë këtë vendim. Një vit më vonë, ajo u martua me kompozitorin dhe muzikantin e njohur Danny Elfman , dhe në vitin 2005 ata patën një djalë, Oliver .

Në vitin 2020, çifti shiti të gjitha pronat e tyre në Los Angeles dhe bleu dy prona të mëdha pranë Encino. Ata u bashkuan me ta në një fermë të madhe, i thanë lamtumirë kaosit të metropolit dhe u kënaqën duke shijuar një jetë të qetë larg vëmendjes.
Gjyshi i saj është ylli i njohur i filmit Henry Fonda , babai i saj është aktori Peter Fonda , dhe tezja e saj është e famshmja Jane Fonda./Indeksonline/