75 Mall Live Search
19:30 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Dikur Drejtoreshë e Kadastrit, sot Kurti e emëron Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Nora Kelmendi, Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.

“Nora Kelmendi ka lindur në Pejë dhe është rritur në Prishtinë ku edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka vazhduar në Maqedoni në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm. Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e konsulencës, biznesit si dhe menaxhimit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u shtua se Kelmendi ka punuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore si dhe në Komunën e Prishtinës, ku ka ushtruar pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kadastrit për 5 vjet me radhë.

“Puna e saj në këtë drejtori e ka bërë edhe më të vendosur e më të fortë në luftimin e korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë”./Indeksonline/