Dikur e kishte ëndërr të takonte Gerrardin, tani e ka barazuar me Liga të Kampionëve
Liverpooli shënoi fitore të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-0.
Skuadra angleze fitoi titullin e gjashtë në histori duke u rendit e treta në listën e skuadrave më të trofeshme evropiane.
Alexander-Arnold ka qenë njëri nga më meritorët që skuadra e tij u kualifikua në finale.
Ai dikur kishte ëndërr të takohej me idhullin e tij, Steven Gerrard por tashmë e ka barazuar me tituj të Ligës së Kampionëve.
Gerrard fitoi titullin më të lakmueshëm të Evropës në vitin 2005 pas fitores dramatike në Stamboll kundër Milanit. /IndeksOnline/
