Dikur e përqeshën Ahmetin, por tani prishtinasit i kërkojnë shtyllat antiparking

Në fillim kur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, filloj projektin e shyllave antiparking qytetarë të shumtë reaguan dhe e përqeshën duke i thënë se po vendos “kungja”, shkruan IndeksOnline.
Por tani, “kungjat e Shpendit” po kërkohen nga qytetarët e Prishtinës.
Në faqen “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” banorët e Ulpianës, C12, kanë kërkuar nga komuna që të vendosin shtyllat antiparking.
Sipas tyre, veturat e kësaj lagjeje po shfrytëzojnë hapësirat gjelbëruese si parking.

“Komuna e Prishtinës banoret kerkojne vendosje te shtyllave anti-parking ne Ulpiane, C12, per mbrojtjen e hapesires se gjelbër”, thuhet në postim.
Ndryshe, në këtë faqe postohen dhjetra foto duke treguar se si parkohen veturat në trotuare, në pjesë të ndryshme të Prishtinës, si rezultat i largimit të shtyllave antiparking./IndeksOnline/

