Dikur e refuzuan, sot kryetari i Tiranës është mirënjohës ndaj Gjon Muharremajt

Pjesëmarrja e tij në ‘Eurovision’ i bëri krenar të gjithë shqiptarët.
Ndër të gjithë, ai arriti të rrëmbej vendin e tretë, shkruan Indeksonline.
Edhe pse vite më parë ishte refuzuar në ‘Albanian Got Talent’, Gjoni vazhdoi të merret me muzikë duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët me arritjet e tij.

Edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ndau disa imazhe me Gjonin duke u shprehur krenar për të.
“Gjon Muharremi është nga ata djem – shembull, për t’u ndjekur – që ia ka dalë mbanë me shumë punë e përkushtim, derisa u ngjit në skenën e Eurovizionit?. Jam krenar për të dhe të gjithë të rinjtë si ai ❤️”, shkroi ai./Indeksonline/