13:56 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Dikur e rrahu, tani e quan mbretëreshë – Chris Brown vazhdon t’i komentoj Rihanna-s

Chris Brown në të kaluarën ishte në lidhje me këngëtaren e famshme, Rihanna. Por kjo romnacë mes tyre mbaroi keq pasi që Brown e rrahu këngëtaren.

Përkundër që marrëdhëniet mes tyre që nga ai incident nuk kanë qenë të njëjta, artisti vazhdon t’i komentoj Rihanna-s, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi të fundit që ka postuar Rihanna, Chris e quajti atë mbretëreshë.

“E ardhur për ta thyer internetin. Vazhdo të rritësh mbretëreshë.”, kishte shkruar Brown në njërin nga komentet.

Ndërsa në komentin tjetër i është lutur këngëtares që të publikoj ndonjë projekt muzikor.

Ka kohë që Riri nuk ka lansuar ndonjë këngë. Kjo për shkak se këngëtarja po merret me linjën e saj të rrobave dhe të kozmetikës./Indeksonline/