75 Mall Live Search
13:27 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / G T

Dikur e shpëtoi Newcastlen nga rënia në Championship, sot këndon rrugëve të qytetit anglez

Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Jonas Gutierrez është parë duke kënduar rrugëve të qytetit të Neëcastle në Britani të Madhe.

Gutierrez ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet me një gitare duke kënduar në rrugë, shkruan Indeksonline

41-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2021 sa ishte pjesë e ekipit nga Argjentina, Almagro.

https://twitter.com/i/status/1917304435124101307

Gutierrez njihet për golin e famshëm që e kishte shënuar në vitin 2015, duke shpëtuar Newcastle Unitedin nga rënia në Championship. Ai kishte pak kohë që e kishte mposhtur kancerin dhe ishte rikthyer në fushë për të realizuar gol me vlerë të madhe.

Argjentinasi ishte mesfushor, kurse gjatë karrierës së tij luajti për skuadrat, si: Newcastle, Norwich, Defensa, Independiente, Mallorca, Deportivo La Coruna dhe Benfield./Indeksonline/

JONÁS GUTIÉRREZ LE GANÓ UN JUICIO MILLONARIO AL NEWCASTLE