20:30 / E Diele, 10 Mars 2024 / AR

Dikur ëndrra e shumë vajzave, ylli i famshëm bëhet baba për herë të parë

Ylli i famshëm kolumbian, Maluma, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Susana Gomez, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin, Paris Londono Gomez.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Më 9 mars në ora 8:23. Lindi dashuria e jetës sonë Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet”, shkroi ai.