Dikur fitonte miliona, tani ish-lojtari i Liverpoolit paguhet sa një futbollist i Superligës së Kosovës

Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë, Andy Carroll, ka vazhduar karrierën e tij te skuadra e njohur franceze, por me probleme të mëdha financiare, Bordaux.
35-vjeçari shkoi te klubi francez për t’i ndihmuar në ngritje, pasi ranë nga Ligue 2 shkaku i borxheve të shumta, shkruan Indeksonline
Andy Carroll dikur fitonte miliona sa ishte në Premier League te skuadrat, si Liverpool, West Ham dhe Newcastle United. Por tani është mësuar se anglezi fiton një shumë të njëjtë sikur lojtarët e Superligës së Kosovës.
Paga e futbollistit momentalisht është 3 mijë e 500 euro në muaj, kurse dikur merrte miliona.
Kujtojmë se Carroll refuzoi të shkonte në Arabinë Saudite dhe të fitonte shuma të mëdha parash, por zgjodhi Bordeaux-in./Indeksonline/
Andy Carroll on his €3.5k per month salary at Bordeaux in the 4th division 🗣️
— Footy Accumulators (@FootyAccums) September 26, 2024
“To be honest, it actually costs me money to play for Bordeaux but it’s never been about money in my career. I’m just happy to play football, I want to be part of the history of this club.”
(RMC) pic.twitter.com/74Y2GOxIb2