Dikur fotografohej me Hashim Thaçin, Albin Kurti i thuri një mori lavdesh kur e mori në parti
Ilir Kërçeli është njëri nga të aderuarit e fundit në partinë e Albin Kurti.
Ky i fundit, në njoftimin e publikuar në facebook për anëtarin e ri të partisë, e përshkroi atë si ndërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm dhe i thuri plot lavde.
Por, Kërçeli duket se para Kurtit kishte qenë i afërt edhe me politikanë të tjerë. Në një foto të siguruar, Kërçeli shihet afër presidentit Hashim Thaçi.
Nuk dihet nëse ai ka qenë edhe pjesë e PDK-së, apo thjesht është entuziazmuar nga ndonjë takim i rastësishëm me Thaçin dhe është fotografuar me të.
Kujtojmë që në disa media lokale të Kamenicës kanë raportuar se Ilir Kërçeli do të jetë edhe kandidat për deputet nga partia e Albin Kurtit.

