75 Mall Live Search
22:12 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dikur fotografohej me Hashim Thaçin, Albin Kurti i thuri një mori lavdesh kur e mori në parti

Ilir Kërçeli është njëri nga të aderuarit e fundit në partinë e Albin Kurti. Ky i fundit, në njoftimin e publikuar në facebook për anëtarin e ri të partisë, e përshkroi atë si ndërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm dhe i thuri plot lavde.

Por, Kërçeli duket se para Kurtit kishte qenë i afërt edhe me politikanë të tjerë.

Në një foto të siguruar, Kërçeli shihet afër presidentit Hashim Thaçi. Nuk dihet nëse ai ka qenë edhe pjesë e PDK-së, apo thjesht është entuziazmuar nga ndonjë takim i rastësishëm me Thaçin dhe është fotografuar me të.

Kujtojmë që në disa media lokale të Kamenicës kanë raportuar se Ilir Kërçeli do të jetë edhe kandidat për deputet nga partia e Albin Kurtit.