Dikur i jepte “shkollë” Barcelonës, ekipi shqiptar bie nga liga

Të rralla janë ekipet që kanë pasur mundësinë të luanin kundër Barcelonës.
Por, edhe më të rralla janë ato që kanë arritur të mdrrnin rezultat pozitiv, transmeton Indeksonline.
Një nga skuadrat që ka arritur, jo vetëm ta mposhtte, por edhe të bënte lojë të bukur kundër Barcelonës, ka qenë Flamurtari i Shqipërisë.
Në sezonin 1987-88, Barcelona dhe Flamurtari u takuan në UEFA Cup. Ndeshja e parë u luajt në Vlorë, ku vendësit shënuan fitore me rezultat 1:0.
Pas tri dekadash, Flamurtari ka rënë në humnerë. Gjatë ditës së djeshme, ai edhe matematikisht kanë rënë nga Liga Superiore e Shqipërisë.
Ekipi nga Vlora gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë pas 28 ndeshjeve. /Indeksonline/