75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 27 Janar 2026 / Gj Sh

Dikur i kishte nën urdhërat e tij, Guardiola flet për përballjen me Gundogan dhe Sane

Manchester City nesër luan ndeshjen e fundit të fazës së Ligës në Champions League.

Skuadra angleze në ”Ettihad Stadium” do të mirëpresë gjigantin turk, Galatasaraz, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë, pasi dy ish-futbollistët e Cityt, Ilkay Gundogan dhe Leroy Sane do të përballen me ish-trajnerin e tyre, Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll në konferencën për media ka folur pikërisht për rikhimin e tyre në ”Ettihad”, duke mos kursyer fjalët e mira për ta.

”Jam mirënjohës për të dy. Kanë dhënë kontribute të pabesueshme dhe janë njerëz të mrekullueshëm dhe jam i lumtur t’i shoh përsëri nesër. Ilkay Gundogan ishte këtu më gjatë se Leroy, por Leroy na dha diçka unike. Ai ishte një lojtar i veçantë dhe kishte një lidhje me Kevin De Bruyne.

Gundogan ishte kapiten në sezonin e trefishtë dhe një karakter i jashtëzakonshëm. Një tjetër lojtar si Bernardo, një lojtar i madh në ndeshjet e mëdha. Më i miri.”, ka deklaruar Guardiola

Të dyja skuadrat veçse kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, për përballja e nesërme mes Manchester Cityt dhe Galatasaray do të vulos a do të luajnë në 1/16 apo 1/8 e finales./IndeksOnline/