Dikur i turpshëm para femrave, tani ato çmenden pas Gashit
Ai sot ka prekur famën botërore, por dikur ishte i turpshëm.
Bëhet fjalë për Gashin, një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, që vepron dhe jeton në Amerikë, ku edhe po ngritët dita-ditës në majat e suksesit.
Reperi nga Kosova, ka befasuar me një mbishkrim, teksa ka treguar se tani vajzat çmenden pas tij, ndërsa dikur ishte i ndrojtur.

“Çdo ditë shoh në Instagramin tim shumë femra të mrekullueshme duke kënduar këngët e mia. Çmenduri është se në 2015 thonin se unë nuk isha mjaftueshëm i talentuar për të bërë këngë që do i pëlqenin vajzat. Por ata nuk e kishin idenë se unë thjesht isha i turpshëm. Ditën kur vendosa të mos më plaste më fare ishte dita kur u gjallërova. Tani pjesa më e madhe e fansave të mi janë femra dhe unë jam shumë i lumtur”, shkruan Gashi.
Ndryshe, reperi së fundmi lansoi bashkëpunimin “That’s Mine” me Ledri Vulën, që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë. Ndërsa tashmë ai numëron dhe një album e disa hite./Indeksonline/
