Dikur ikonë në Hollywood, sa ka ndryshuar aktorja e njohur
Në vitin 1987, Jennifer Grey (65) luajti në një nga filmat më ikonikë të vallëzimit të të gjitha kohërave. Në moshën 27 vjeç, Grey luajti rolin e 17-vjeçares Frances “Baby” Houseman në “Dirty Dancing”.
Ajo zhvilloi një marrëdhënie pasionante vallëzimi me bashkë-yllin e saj Patrick Swayze.

Pas “Dirty Dancing”, Grey luajti në filma të tillë si “Bloodhounds of Broadway” (1989), “Wind” (1992) dhe “Red Meat” (1997). Në filli të viteve 1990, aktorja iu nënshtrua rinoplastikës, duke ndryshuar ndjeshëm pamjen e saj.

Sot, 65-vjeçarja bën një jetë shumë më private. Ajo shihet rrallë në tapete të kuq ose në evente./Indeksonline/


