15:20 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dikur ishin shoqe të mira sot dy modelet e njohura nuk flasin

Dy modelet e njohur Françeska Jaçe dhe Kejvina Kthella kohë më parë janë parë shpesh së bashku duke pozuar, madje përflitej se ekzistonte një miqësi e fortë në mes tyre, shkruan Indeksonline.

Por siç duket mardhënia në mes tyre tanimë ka marrë fund, pasi vetë Kejvina ka sqaruar se ato dyja më nuk flasin me njëra-tjetrën.

Gjatë një emisioni Kejvina e pranoi se nuk flet më me Françeskën, duke sqaruar: “Ty s’të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh një shoqe dhe pastaj të vendosësh që të mos bëhesh më me të? Ne kemi dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë që jemi motra e keni thënë ju.
Jo, nuk jemi zënë por kemi vendosur që të shkëpuzim mardhëniet”.

Ajo me këtë sqarim la për tu kuptuar se nuk ka pasur ndonjë sherr apo mosmarrveshie në mes tyre, por ato thjeshtë janë shkëputur nga njërat-tjetra. /Indeksonline/