Dikur ishte 190 kilogram, tash arrin të përfundoj gjysmë maratonën
Darren ‘Dibsy’ McClintock dikur ishte i varur nga “fast fudi”, aq shumë sa pesha e tij shkonte në 190 kilogram dhe atij iu tha që ai do të vdiste nëse nuk ndryshonte rrugët e tij.
Falë një programi intenzim dhe shumë të kujdesshëm ai ka ndryshuar trupin dhe jetën e tij, shkruan Indeksonline.
Dibsy mori pjesë në gjysmëmaratonë, ku arriti ta përfundoj atë për dy orë e 43 minuta.

Tani ai është futur në një mënyrë jetese të re të shëndetshme me ndihmën e trajnerit personal të vlerësuar me çmime Mike.
Të dy ata kanë shkuar rreth qytetit të tyre të lindjes, Middlesbrough, duke shpërndarë postera në të gjitha restorantet e preferuara të Dibsy.

Ai ka rënë 120 kilogram që nga momenti i udhëtimit të tij të jashtëzakonshëm shëndetësor dhe ai thotë se është një person i ri për shkak të tij. /IndeksOnline/
