75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

Dikur ishte edhe vetë trajner i Real Madridit, Pellegrini kritikon bordin për shkarkimin e Xabi Alonsos: Jo i drejtë!

Shumë emra të njohur kanë folur rreth largimit të Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit.

Alonso u largua pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona, shkruan Indeksonline

Manuel Pellegrini, i cili ishte dikur në stolin e klubit madrilen e ka quajtur këtë vendim si jo të drejtë!

“Shkarkimi i Xabi Alonsos nuk më duket i drejtë. Ata janë katër pikë mbrapa liderit në La Liga. Janë ende në Champions League dhe në Copa del Rey. Si trajner, varet vetëm nga pjekuria e bordit”,  u shpreh Pellegrini

Kujtojmë se Alonso tani është trajner i lirë, kurse vendin e tij te stoli i Real Madridit e ka zënë legjenda, Arbeloa./Indeksonline/