75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / G T

Dikur kampion i boksit, tani Gazmend Gashi kërkon votën për kuvendin komunal në Prishtinë: Do të punoj për sportin!

Gazmend Gashi është kandidat për kuvend komunal në Prishtinë nga partia “Lidhja e Prishtinës”.

Gashi dikur ishte boksier, madje shumë i suksesshëm në Kosovë, duke fituar shtatë herë titullin, shkruan Indeksonline

Ai kërkon votën tuaj, duke premtuar se do punojë shumë për sportin, shendetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Më shumë krenari ju njoftoj se jam kandidat nga Lidhja e Prishtinës, për kuvendin komunal në Prishtinë me numrin 49. Msc në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës.

“Do të punoj për sportin, shendetin dhe mirëqenien e qytetarëve në kryeqytetit tonë”, ka shkruar në rrjetet sociale Gashi

Kujtojmë që këtë të diele mbahen zgjedhjet në Kosovë./Indeksonline/