19:26 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dikur luajtën së bashku, tani menaxher i tij (Foto)

Skuadra e Rangers ka transferuar futbollistin e Liverpoolit, Jon Flanagan.

Flanagan ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e trajnerit, Steven Gerrard, shkruan IndeksOnline.

Gerrard dhe Flanagan luajtën së bashku për më shumë se pesë sezone në ekipin e “The Reds”.

25-vjeçari pritet të bëjë debutimin te klubi skocez më 12 korrik, ku klubi i Rangers përballet me FC Shkupin, takim i vlefshëm për Europa Ligë./IndeksOnline/