Dikur luante për Barcelonën, tash nuk po e do as Stoke
Lojtari holandez, Ibrahim Afellay nuk është duke e kaluar vitet më të mira të karrierës.
Gjatë ditës së sotme, klubi i Stoke City ka lajmëruar që ka ndërprerë kontratën me Afellayn , transmeton Indeksonline.
32 vjeçari kishte edhe gjashtë muaj me klubin anglez por performancat e dobëta kanë bërë që ai të largohet nga Stoke.
Afellay që nga viti 2015 është pjesë e ekipit anglez. Ai u transferua nga Barcelona gjatë atij viti./Indeksonline/
