09:18 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Dikur mashkulli më seksi në botë, sot Brad Pitt-it i ka humbur shkëlqimi

Ka qenë dhe mbetet ndër meshkujt më sharmant në botë dhe më i preferuari sidomos për gjininë femërore.

Ikona e filmit, Brad Pitt e ka bërë të ditur se nuk planifikon që t’i shkurtojë flokët gjatë kësaj periudhe të vet-izolimit nga Covid-19.

56 vjeçari tregoi për pamjen e tij të re gjatë një shëtitje në Malibu të martën.

Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie ndonëse një mashkull me stil la shumë për të dëshiruar në paraqitjen e tij të fundit.

Me disa kilogram më pak, flokë dhe mjekër të gjatë, ylli i filmit “The Once Upon A Time In Hollywood” dukej në disponim të mirë teksa shihet me mikun e tij pranë një motoçiklete.

Megjithatë, Brad Pitt mbetet Brad Pitt.

Ndërkohë, kujtojmë që pas ndarjes nga Jolie në vitin 2016, Pitt është lidhur femra të ndryshim./Indeksonline/