Dikur ndër futbollistët më të kërkuar, Robinho mbetet pa klub

Fenomeni brazilian, Robinho në të kaluarën ishte një nga futbollistët më të spikatur në Evropë.
Braziliani, që ka një karrierë të bujshme, për momentin është pa klub, transmeton Indeksonline.
36 vjeçari është larguar nga skuadra truke, Basaksehir. Vlera e tij në treg cilësohet 500 mijë euro.
Dy vitet e fundit, ai luajti në Superligën turke por pa lënë ndonjë gjurmë.
Robinho në të kaluarën kishte veshur fanellën e skuadrave si: Santos, Real Madrid, Manchester City dhe Milan. /Indeksonline/