75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / L K

Dikur një nga femrat më të bukura në Evropë, në moshën 57-vjeçare dëshmon se është ende në “pupa”

Ish-supermodelja dhe zonja e parë franceze, 56-vjeçarja Carla Bruni, u shfaq në sfilatën e modës në Saint Laurent në Paris. Bruni dukej shumë rinore ndërsa bien në sy këmbët e saj ende në formë.

Veshjen e ka kompletuar me një pallto leshi dhe taka të zeza dhe nuk e ka hequr buzëqeshjen nga fytyra, pavarësisht se në korrik u akuzua për vepra të shumta korrupsioni për të cilat mund të përfundonte në burg.

Ajo akuzohet se është përfshirë në përpjekjet për të ‘mbuluar’ bashkëshortin e saj, ish-presidentin Nicolas Sarkozy (69), i cili mori miliona para nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Bruni është vendosur nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe i ndalohet të kontaktojë me këdo të përfshirë në këtë rast përveç burrit të saj./Indeksonline/