75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / SH

Dikur një yll në sport, tani një zonjë e vërtetë në sfilatë mode

Ish-ylli i tenisit Serena Williams vodhi vëmendjen me një fustan të zi, transparent dhe me pupla në Javën e Modës në Milano.

Fustani i ngushtë tregonte figurën e lakmueshme të ish-yllit të tenisit, ndërsa ajo u shfaq si e ftuar në premierën e filmit të shkurtër të Gucci-t “The Tiger”.

Java e Modës në Milano do të përfshijë 54 sfilata dhe katër shfaqje online, dhe i gjithë eventi do të përfundojë më 29 shtator me një festim të 50-vjetorit të markës Giorgio Armani, i cili do të jetë gjithashtu një homazh për stilistin legjendar./Indeksonline/