75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / G T

Dikur pjesë e Superligës, mbrëmë luajti kundër Karim Benzemas

Adenis Shala mundet 1:0 nga Karim Benzema dhe pas ndeshjes bëjnë një fotografi për kujtim.

Një gol i Karim Benzemas në minutën 57-të i dha fitoren 1:0 Al Ittihad të Arabisë Saudite përballë Nasaf-it të Uzbekistanit në xhiron e 6-të të Ligës së Kampionëve të Azisë, shkruan Indeksonline

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës ishte titullar dhe luajti 78 minuta në duelin në Jedah përballë yjeve si Benzema, Kante, Fabinjo, Danilo, e tjerë, si dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Mario Mitaj.

Kujtojmë që Shala kishte luajtur edhe në Superligën e Kosovës, me skuadrat si: Ferizaj, Vëllaznimi, Trepça ’89, Gjilani dhe Feronikeli ’74./Indeksonline/

May be an image of football