Dikur priste në radhë për tu bërë pjesë e garës, sot Bebe Rexha mentore në “American Idol”
Bebe Rexha është momentalisht një nga këngëtaret më të kërkuara në industrinë e muzikës amerikane. Ajo është me prejardhje nga Shqipëria, ndërsa falë talentit të saj ka arritur të prek majat e suksesit përkrah yjeve botërore, shkruan Indeksonline.
Por udhëtimi si këngëtare e Bebe-s për të gjithë ata që nuk e dinë ka nisur nga një talent show, e këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social vet ajo, teksa ka treguar që shumë shpejtë do të jetë një nga mentore në “American Idol”.
“10 vite më parë une dhe nëna ime patëm pritur 10 orë me radhë për audicionet në “American Idol”. Madje nuk ia dola të kaloja raundin e parë, por nuk u dorëzova të realizoja ëndrrën time. Është shumë e çuditshme se si gjërat sillen. Shumë e emocionuar që do të jem një nga mentoret në edicionin e radhës të këtij talent show”, ka shkruar Bebe në rrjetin e saj social Instagram./Indeksonline/