75 Mall Live Search
16:12 / E Martë, 28 Shtator 2021 / AR

Dikur shokë të klasës ndërsa sot të dy ministra

Duket sikur histori filmash por është e vërtetë. Dikur ishin shokë të klasës ndërsa sot kanë të njëjtin post, atë të ministrit.

Bëhet fjalë për Liburn Aliun dhe Evis Kushin, shkruan Indeksonline.

Aliu është ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës ndërsa Kushi ministre e Arsimit dhe Sportit në Qeverinë e Shqipërisë.

Të dy ishin bashkë dje gjatë mbledhjes së dy qeverive, pas vizitës së Edi Ramës në Kosovë.

Evis Kushi ishte shoqja ime e klasës nga Gjimnazi “Dhaskal Todri” në Elbasan, në vitin 92/93. Sot ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të merrnim pjesë bashkë në mbledhjen e dy qeverive, ajo si ministre e arsimit nga Republika e Shqipërisë, dhe unë nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Shkrim të njëjtë bëri edhe ministrja Kushi./Indeksonline/