75 Mall Live Search
11:43 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / MSH

Dikur shumë shoqe, Beniada rrëfen arsyen e “krisjes” së miqësisë me Einxhel

Beniada dhe Einxhel krijuan një raport të ngushtë gjatë muajve që qëndruan në shtëpinë e Big Brother, por sot duket se miqësia mes tyre ka përfunduar.

E pyetur se përse nuk flet më me Einxhelin dhe cila është arsyeja e vërtetë, Beniada tha se nuk e di përse nuk i flasin më njëra-tjetrës, por Einxhelin e ka gjithsesi shumë xhan.

“Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan” u shpreh Beni.