Dikur tenistja më joshëse në botë, tani një milionere e suksesshme

Maria Sharapova ishte tenistja më e paguar në botë për 11 vjet me radhë dhe fitoi më shumë se 300 milionë dollarë jashtë fushës.
Që në moshën 17-vjeçare, pas fitores së saj sensacionale në Wimbledon, ajo u bë magnet për markat e mëdha: Nike, Gatorade, Porsche, Tiffany & Co., Tag Heuer, Evian, Motorola, Land Rover… të gjithë donin fytyrën e saj.

Ajo ka ndërtuar edhe një portofol mbresëlënës të pasurive të patundshme – një fermë prej 8.6 milionë dollarësh në Kaliforni, një rezidencë prej 11 milionë dollarësh në Montecito dhe një kompleks në Manhattan Beach që ia shiti së fundmi Luka Donçiq për një shifër rekord prej 25 milionë dollarësh.
Në dukje ka ndryshuar shumë, por mbetet ende një femër klase edhe në pamje./Indeksonline/