12:44 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Dikur yje në Superligë, tani treshja kosovare nis stërvitjen te Rapidi i Bucurestit

Skuadra e Rapid Bucurestit ka nisur stërvitjet për pjesën tjetër të sezonit 2023/24.

Klubi rumun ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihen edhe dy transferimet më të reja, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, shkruan Indeksonline

Kjo dyshe tashmë i është bashkuar sulmuesit tjetër të Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani.

Kujtojmë që Hasani dhe Krasniqi janë transferimet më të reja të Rapidit. Tre lojtarët dikur luanin në Superligën e Kosovës./Indeksonline/