17:48 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / Gj. Sh

Sarri nuk heq dorë nga futbolli, tregon se kur do të pensionohet

Maurizio Sarri muaj më parë u shkarkua nga posti i trajnerit të Lazios dhe duket se nuk do të pensionohet ende nga fatbolli.

Tekniku italian së fundi ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se do të jetë aktiv së paku edhe dy-tre vitet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

“Ndaloj pas dy-tre vitesh. Do të kujdesem për të ndihmuar territorin tim dhe njerëzit që e meritojnë për atë që kanë bërë ndër vite.”, deklaroi Sarri.

65-vjeçari gjatë karrieres së tij ka fituar trofeun e Europa League me skuadrën e Chelseas dhe Serie A me Juventusin./IndeksOnline/