18:36 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / Gj. Sh

KF Trepça fillon riorganizimin, zyrtarizon legjenden e futbollit kosovar

Pas një sezonin në Ligën e Parë të Kosovës, KF Trepça ka filluar riorganizimin për rikthimin në Superligë.

Klubi mitrovicas ka filluar një kapitull të ri ku do të ketë edhe investitorë të shumtë, shkruan IndeksOnline.

E kapitullin e ri, Trepça e ka nisur me zyrtarizimin e legjendës së futbollit kosovar, Rafet Prekazi.

Prekazi që në të kaluarën ishte trajner i Trepçës, sot ka marrë detyrën e Drejtorit Sportiv.

”Jam shume i lumtur që jam rrikthyer në folen time besoj se kemi te bejme me nje projekt shume serioz ku ne momentin e pare qe me eshte prezentuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesen ti bashkangjitem klubit dhe ta rrikthejm namin e dikurshem te skuadres se KF Trepçës në majat e futbollit Kosovarë, ku prioritet eshte rrikthimi ne Superligen e Kosovës.”, ka deklaruar Rafet Prekazi pas zyrtarizimit./IndeksOnline/

Mos i humb