Dikur yll i madh te Liverpooli, tani bashkëlojtar në skuadër me ish-lojtarin e Gjilanit
58 ndeshje i ka zhvilluar Jordan Ibe me Liverpoolin dikur. Por lojtari anglez që dikur llogaritej si talenti më premtues i skuadrës ka rënë poshtë në kohën kur pritej të kapte majat. 29 vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin bullgar Lokomotiv Sofia.

Ibe me Liverpoolin kishte arritur edhe 4 gola e 7 asiste dikur. Futbollisti anglez kishte arritur një marrëveshje me Umeå FC këtë verë, por nuk luajti kurrë asnjë ndeshje për ta për shkak të problemeve me lejen e punës.
Pas një periudhe të shkurtër te Sittingbourne FC në ligën e tetë të futbollit anglez, ai tani do ta provojë veten në futbollin bullgar.
Te Lokomotiva Sofia, Ibe do të jetë bashkëlojtar me Donaldo Ackanin, mesfushorin shqiptar që ishte pjesë e Gjilanit./Indeksonline/

