Dikur zv/kryeminister i Qeverisë së Kosovës, tani mban këtë post në Qeverinë e Serbisë
Ish zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq është ëmëruar sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë.
Kjo është bërë e ditur vetë nga Stojanoviq përmes llogarisë së tij personale në Facebook.
”Rol i ri dhe detyra të reja. Çdo gjë në shërbim të popullit tonë”, ka shkruar ai në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Serbisë për emërimin e tij në këtë post të marrë më 31 janar.
Ndryshe, Branimir Stojanoviq jeton në Graçanicë. Ai ishte një nga anëtarët më të ekspozuar të listës së Serbisë deri në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, në përpjekje të vazhdueshme në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Kujtojmë se Stojanoviq ka shërbyer si zëvendëskryeminister në Qeverinë “Mustafa”./Indeksonline/