20:43 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / SH F

Dikur zyrë e partisë politike, më pas gjellëtore, lokali që së fundi shërbeu për bastore në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre të dyshuar për zhvillimin e lojërave të fatit në Skënderaj.

Dikur ishte zyrë e një subjekti politik.

Pastaj u shndërrua në restorant të vogël për banorët e fshatit.

Mirëpo, këto nuk janë funksionet e vetme që ky lokal kreu.

Së fundmi ky lokal u shfrytëzua edhe për zhvillimin e lojërave te fatit. Të martën Policia arrestoi tre të dyshuar.

Të gjitha pajisjet që u gjetën në vendngjarje, u sekuestruan nga organet e rendit.

Për këtë arsye, tashmë lokalit iu vendos një shirit që tregon se është mbyllur përkohësisht.

Ky aksion i së martës mbrëma, u zhvillua mes Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë së Inspekcionit në Skenderaj.

Si prova materiale janë sekuestruar katër TV, një shtëpizë, një tastierë dhe një printer kompjuteri.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Aksione të ngjajshme u zhvilluan hiç më larg se para 2 javësh, ku u mbyllën edhe 5 lokale të tilla në këtë komunë.

VIDEO