21:26 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Dikush bën këngë çdo një javë e harrohet, e këngët e Ledrit mbesin në kokën e secilit!

Ledri Vula nuk duhet që të  publikoj këngë çdo një javë, që të kujtohet. Krijimet që ai ka bërë ndër vite vazhdojnë të jenë më të dëgjuarat.

Filloi nga zeroja, por lirshëm mund të quhet njëshi i muzikës hip-hop duke mos lënë anash edhe aftësinë e tij për të realizuar videoklipe të kuruara deri në detaje.

Ledri, personaliteti i përfolur nga viti në vit, edhe pse shumë aktiv me koncerte dhe angazhime për krijimin e këngëve gjithnjë është i angazhuar në sporte. Basketbolli dhe boksi janë dy nga të preferuarat e këngëtarit.

Madje i njëjti shpesh herë publikon edhe video të ndryshme në Instagram, duke treguar se sa i angazhuar është me këto aktivitete, transmeton Indeksonline. Madje në pamje Ledri ngjason pikërisht me të madhin, Wladmir Klitschko.

View this post on Instagram

?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Por pavarësisht nëse ndonjëherë është larg publikut, këngët e tij janë gjithnjë afër, në veshin e secilit. Mjafton të kujtosh një refren, një rimë, apo një vijë melodike të këngëve të tij dhe gjithkush ndjehet plot nostalgji për të klikuar në Youtube tek projektet e Ledrit.

Ledri së fundi lansoi dy bashkëpunime, një me PINT-Mendjemadhe dhe atë me Gashin-That’s mine, dy këngë mjaft të pëlqyera dhe shumë të dëgjuara.

Por sigurisht bashkë me verën afrojnë edhe projektet e reja, ato të cilat i presin me padurim të gjithë adhuruesit e Ledrit, ndoshta edhe ata që në heshtje vazhdojnë ta përcjellin karrierën e tij.

Deri në këngën e radhës, kënaquni me disa prej hiteve që Ledri bëri ndër vite, e që padyshim janë të pazëvendësueshme./Indeksonline/